Transmetuar më 23-09-2020, 16:57

Mjekët kanë paralajmëruar një protestë në oborrin e QSUT, për kushtet e sigurisë.

Protesta është planifikuar nesër në ambientet e jashtme të QSUT.

Siç është bërë e ditur, protesta do të zhvillohet në orën 10:00, për kushtet e sigurisë dhe të shëndetit në punë, që duket se nuk janë të duhurat, në këtë periudhë pandemie.

Lidhur me këtë protestë ata kanë kërkuar edhe lejen në polici.

Policia mësohet se ka refuzuar të lejojë protestën e tyre me argumentin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.

Kësisoj, nuk dihet nëse do të zhvillohet nesër protesta e tyre apo jo.

Njoftimi i SPShSh:

Ju lutem gjeni bashkëngjitur njoftimin për shtyp të Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, SPSHSH, të cilët do të organizojnë një protestë një orëshe ditën e Enjte, më 24 shtator 2020, ora 10:00, në sheshin para spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.

/NOA.al