Transmetuar më 23-09-2020, 17:36

Një ngjarje horror është raportuar pak ditë më parë në shtetin verior të Uttar Pradesh, në Indi.

Bëhet e ditur se babai i pesë vajzave i hapi barkun gruas shtatzënë për të parë nëse ajo po sillte në jetë djalë.

Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur më 19 shtator të këtij viti.

Gruaja 35-vjeçare mbeti e lënduar rëndë por për fat të mirë arriti të shpëtojë mrekullisht.

Burri ia çau barkun me një send të mprehtë.

Në Indi, shumica e prindërve meshkuj vijojnë të kërkojnë që fëmija i tyre të jetë djalë. /k.k/noa.al/