Transmetuar më 23-09-2020, 19:09

Reperi Feronit Shabani – i njohur ndryshe si Fero, është larguar papritur nga rrjetet sociale.

Këngëtari i njohur nga Gjilani bëri bujë pak kohë më parë, kur tha se nuk pranon të shkojë në koncerte pa një shifër që ai beson se meriton, pasi vetëm berberit i paguan deri në 8 mijë euro, për qethjen e kokës.

Gjithsesi Fero ka bërë të ditur se po punon në albumin e ri dhe se kjo duket se është arsyeja e tërheqjes së tij nga Instagrami.

Fero është aktualisht në Kosovë dhe po vazhdon të punojë për albumin e tij të dytë në karrierë.

Ndonëse akoma nuk ka bërë ndonjë paralajmërim për datën e saktë, fansat mezi po presin për rikthimin e 23 vjeçarit.

Reperi ndërkohë para dy javësh solli projektin e ri “KaDeWe” në bashkëpunim me Joker Bra.

Kënga e tij e fundit ka grumbulluar deri tan mbi një milion klikime në platformën YouTube.

Po ashtu Fero është duke shijuar lidhjen me bukuroshen Arbenita Ismajli.

/NOA.al