Transmetuar më 23-09-2020, 20:12

Disa pamje të kapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregojnë momentin kur një baba hero merr një plumb në trup në përpjekje për të mbrojtur tre fëmijët e tij.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje në Bronx, ndersa janë bërë publike nga mediat amerikane.

Një person i armatosur hapi zjarr në një dyqan makinash të përdorura.

Pamjet tregojnë momentin kur babai 39-vjeçar qëndron i ulur në një divan bashkë me fëmijët e tij kur një person me kapuç në kokë fillon të qëllojë me pistoletë përmes një dere xhami. B

abai menjëherë hidhet sipër fëmijëve të tij duke i shtrirë në tokë për t’i mbrojtur nga plumbat me trup.

Gjatë këtij momenti ai merr një plumb në kofshë, ndërsa më vonë u transportua për në spital për kujdes mjekësor.

Hetuesit besojnë se i plagosuri nuk ishte shënjestër, por një viktimë rastësore e përplasjes së armatosur që ata mendojnë se ka lidhje me bandat e Nju Jorkut.

Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Më poshtë keni pamjet: