Transmetuar më 24-09-2020, 08:06

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.3 ballë të shkallës rihter goditi Shqipërinë gjatë natës.

Lëkundet u shënuan rreth orës 01.25, rreth 29 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 10 kilometër në verilindje të Lushnjes.

Tërmeti u shënua në 10 kilometër thellësi, raporton Instituti Europian i Sizmiliogjisë, EMSC.

Pas tërmetit të fortë u shënuan edhe dy lëkundje të tjera, ku në orën 04.35, pati një tërmet 3 ballë, në 10 kilometra thellësi, në po të njëjtën vatër.

Një tërmet i tretë 3.2 ballë, u shënua në orën 07.18 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtën zonë dhe po në 10 kilometër thellësi. /a.y/noa.al