Transmetuar më 24-09-2020, 23:45

Bayern Mynchen "korr" suksesin e radhës, duke fituar edhe Superkupën Europiane.

Gjermanët triumfuan mbrëmjen e sotme përballë Sevilla-s.

U desh koha shtesë që të përcaktohej fituesja e këtij trofeu.

Koha e rregullt e këtij takimi përfundoi me rezultatin 1-1.

Ishte Sevilla që kaloi fillimisht në avantazh, me anë të Ocampos nëpërmjet një 11-metërshi në minutën e 13′.

Bavarezët barazuan me anë të Goretzka në minutën e 34′.

Goli i triumfit u shënua nga Martinez në minutën e 104′.

Takimi u luajt në Budapest në praninë e tifozëve.

Bayerni fiton trofeun e katërt këtë edicion, pasi më parë mori Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve dhe tani Superkupën e Evropës./noa.al/