Transmetuar më 25-09-2020, 13:21

EULEX ka arrestuar ditën e sotme, kreun e organizatës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I arrestuari, është Hysni Gucati, i cili është prangosur ditën e sotme në zyrat e organizatës së veteranëve.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, ai pritet që të dërgohet në Hagë.

Arrestimi i tij dyshohet se vjen i akuzuar për krime lufte.

Policia e EULEX në Kosovë, është e ngarkuar për të kryer veprimet e tribunalit special të Hagës. /a.y/noa.al