“Zogu i Tiranës” harrohet nën masën “arrest shtëpie”, ankesa: S’dal dot, mbeta pa shkuar te berberi!
Transmetuar më 25-09-2020, 19:37

Prezantuesi i njohur i ekraneve, Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, pas arrestinit të bujshëm disa kohë më parë, u lirua nga Burgu 313, ku qëndroi për gati 5 muaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie” për Hermes Nikajn, i akuzuar për favorizim prostitucioni.

Pas vendimit të gjykatës, “Zogu i Tiranës” ndodhet ende nën “arrest shtëpie”, dhe madje në këtë periudhë ai nuk ishte shfaqur aktiv as në rrjetet sociale.

Sot ai është rikthyer duke postuar foton e parë, pas shumë kohësh.

Hermes shfaqet me një pamje ndryshe, me mjekër dhe i transformuar nga “arresti shtëpiak”.

Ai tregoi se nuk ka mundur të shkojë tek berberi. “Ne ‘arrest shtepie’, jena bo icik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo”, shkruan Hermesi krah fotos që bëri publike.

Nuk dihet sa është periudha e masës “arrest shtëpie” që i është caktuar nga gjykata, për Hermes Nikaj, madje disa komentues me shaka janë shprehur, se nga situata që po kalojmë dhe problemet e shumta me të cilat përballet shoqëria dhe sistemi i drejtësisë, ai mund të jetë harruar fare.

/NOA.al