Transmetuar më 25-09-2020, 22:18

Një 47-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur pas një zënke në familje mëngjesin e së enjtes në Zyrih. Lidhur me ngjarjen janë lënduar gruaja dhe e bija e tij.

Autoritetet zvicerane ndërkohë e kanë arrestuar të bijën e tij 18-vjeçare, pasi që ajo akuzohet se vrau të atin me iniciale M.B.

Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i lindur në Kosovë dhe që është marrë me biznes të veturave për 20 vjet.

“Unë e njoh atë dhe familjen e tij gjatë”, ka thënë një nga punëtorët e tij. – “Kurrë nuk ka pasur zënka. Ishin njerëz shumë paqësor. Është e trishtueshme çfarë ka ndodhur”.

Siç ka rrëfyer ai, shqiptari nga Kosova kishte ardhur kur ishte 16-vjeç nga Kosova në Zvicër dhe me bashkëshorten kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

“Janë njerëz shumë të mirë. Djali po studion dhe e ka kompaninë e tij”, – ka thënë punonjësi. Edhe vajza e tij ka thënë se planifikonte të studionte e bashkëshortja punonte në firmën e tij.

Në Facebook i njderi kishte postuar në të kaluarën shumë foto me familjen.

Rretg 15 orë para ngjarjes tragjike ai kishte postuar një foto duke tymosur një cigare.

Lidhur me ngjarjen, pas arrestimit të së bijës, hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes së 47-vjeçarit me origjinë shqiptare.

/NOA.al