Transmetuar më 25-09-2020, 22:51

Një asteroid i zbuluar së fundmi me madhësinë e një autobusi i është afruar ndjeshëm Tokës.

Asteroidi u afrua 13,000 milje pranë Tokës, shumë më afër se disa prej satelitëve të komunikimit që rrotullohen rreth planetit tonë, thanë shkencëtarët.

Afrimi i tij ndodhi gjatë orëve të fundit, mbi oqeanin Paqësor juglindor.

Asteroidi pas kësaj vizite, nuk do të kthehet më pranë Tokës, deri në vitin 2041.

Shkencëtarët vlerësuan se asteroidi ishte me një diametër 15 deri 30 metra – sa madhësia e një autobusi shkolle.

Sipas standardeve të asteroidit, edhe nëse do të godiste planetin tonë, madhësia e tij konsiderohet e dobët për të shkaktuar probleme serioze.

Asteroidët e kësaj madhësie futen në atmosferën e Tokës dhe digjen një herë ose dy herë në vit, tha Paul Chodas, drejtor i Qendrës për Studime të Objekteve Afër Tokës, në Laboratorin e “Jet Propulsion” të NASA-s.

Ai tha se mund të ketë deri në 100 milion asteroide të vegjël si ky i fundit, në sistemin tonë diellor.

Kërcënimi real paraqitet nga asteroidë mjaft më të mëdhenj.

/NOA.al