Transmetuar më 26-09-2020, 11:20

I shoqi u sulmua dhe kafshua nga një peshkaqen gjatë një shëtitje me varkë dhe e shoqja shtatzënë, nuk u mendua dy herë për tu hedhur në ujë dhe për ta shpëtuar.

30-vjeçari Andrew Eddy dhe bashkëshortja e tij Margot Dukes-Eddy, bashkë me familjen e saj, ndodheshin në një varkë në Sombrero Key Light, të Florida, SHBA, kur ndodhi ngjarja.

Eddy, u kafshua në shpatull nga peshkaqeni pasi u zhyt në det gjatë kësaj të hëne.

E shoqja kur pa njolla gjaku në ujë, nuk u mendua gjatë, por u zhyt për të shpëtuar të shoqin, pavarësisht se ishte shtatzënë.

Ajo arriti që të tërhiqte të shoqin deri në varkë, duke i shpëtuar jetën.

Edhe pjesëtarët e tjerë të familjes ndodheshin në ujë, por asnjëri prej tyre nuk u sulmua nga peshkaqeni dhe që të gjithë arritën të shpëtojnë. /a.y/noa.al