Transmetuar më 26-09-2020, 15:25

Dy viktima dhe 46 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, publikoi raportin e orëve të fundit, duke konfirmuar se në total numri i viktimave që nga nisja e pandemisë ka shkuar në 619 persona.

Rastet e reja kanë dalë pasi në 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 560 mostra të marra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti. /a.y/noa.al