Transmetuar më 26-09-2020, 21:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Një 37-vjeçar me origjinë nga Pakistani akuzohet se ka vrarë gruan e tij 39-vjeçare, pasi ajo ishte kthyer nga ceremonia mortore e të atit.

Mediat e huaja shkruajnë se Abida Karim, 39 vjeçe u gjet e vdekur nga policia në Leeds, West Yorkshire rreth orës 5.30 të mëngjesit të djeshëm.

Burri i saj Sajid Pervez, 37 vjeç akuzohet për vrasje dhe pritet të paraqitet nesër në Gjykatën e Magjistraturës në Leeds.

Gruaja ishte kthyer në shtëpinë  e saj në Britani javën e kaluar, pasi kishte varrosur babanë e saj në Pakistan.

Çifti kanë 7 fëmijë dhe burri punonte si taksist.