Transmetuar më 27-09-2020, 08:09

Autoritetet italiane në Genova kanë arrestuar një shqiptar i cili tentoi të vriste gruan e tij.

Raportohet se ai përdori një tel për ta mbytur, por për fat të mirë nuk ia arriti qëllimit.

Xhelozia duket se ka qenë shkak i veprimit ekstrem të shqiptarit, raportojnë mediet vendëse.

Po ashtu mësohet se ishte vetë gruaja e tij që e bindi shqiptarin të hiqte dorë nga ajo që kishte menduar.

Çifti ndodhej në fazën e divorcit, pas problemeve që kishin ndër vite. /k.k/noa.al/