Transmetuar më 27-09-2020, 08:50

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në qytetin bërthamor Balakovo të Rusisë.

Qindra zogj të ngordhur kanë rënë nëpër rrugë.

Incidenti i çuditshëm është aktualisht nën hetim zyrtar, me disa ekspertë që e lidhin këtë  me gripin e shpendëve.

Por ekspertë të tjerë thonë se diçka e tillë ka lidhje me centralin bërdhamor në qytet.

Pamjet në mediat sociale treguan rrugët ruse të mbushura me qindra kufoma zogjsh.

Departamenti lokal veterinar i Saratov ka filluar një hetim mbi fenomenin e pazakontë. /k.k/noa.al/