Transmetuar më 27-09-2020, 10:20

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u vërtetua veprimtaria e tij në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

I prangosuri është i riu me inicialet E. M., nga Tirana, i cili siguronte dhe shpërndante drogën në zonën e “Myslym Shyrit”.

Policia thotë se mbrapa një karburanti kanë konstatuar shtetasin E. M., duke i shitur lëndë narkotike shtetasit M.P.

Në vijim të operacionit, pas kontrolleve të ushtruara u gjet e fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike.

Edhe në banesën e 30-vjeçarit u gjet një sasi lënde narkotike prej 720 gram kanabis.