Transmetuar më 27-09-2020, 11:31
Foto ilustrim

Një e mitur është aksidentuar sot në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë.

Mësohet se e lënduar ka mbetur një 10-vjeçare me inicialet E. M.

Ajo u përplas nga një makinë, ndërsa shoferi është identifikuar me inicialet A. H.

E mitura ndodhet në spital dhe për fat të mirë nuk ka rrezik për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/