Transmetuar më 27-09-2020, 15:16

Për më shumë se një muaj, nga shifrat e krahasuara me numrin e popullsisë, Kosova konsiderohej si një ndër zonat më të nxehta të COVID, në botë.

Por në ditët e fundit ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë.

Ndërkohë, raportohet se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë në 24 orët e fundit, të cilët vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga 525 testime brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

“Masat anti Covid të marra nga Qeveria e Kosovës pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshilldhënës po vazhdojnë të japin rezultate”, – tha Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

“Edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.”

“Këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi”, shkroi ndër të tjera në postimin e tij Zemaj.

Postimi i plotë i Armend Zemajt:

Masat anti Covid të marra nga Qeveria e Kosovës pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshilldhënës po vazhdojnë të japin rezultate.

Edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi.

Të gjithë së bashku, jemi partner në proces, të gjithë akterët duhet të marrin dhe t’i kryejnë përgjegjësitë që i ngarkon ligji në mënyrë që virusit mos t’i japim këmbë por ta minimizojmë prezencën e tij.

Shëndeti është edhe mision për të ruajtur shëndetin indivual dhe nga ai induvidual edhe atë kolektiv duhet të jetë mision i të gjithëve, andaj secili të japim maksimumin për ta luftuar virusin.

Tashmë kur edhe shtetet evropiane, kanë filluar ta largojnë Kosovën nga lista e zezë sa i përket prezencës së Covid-it, ne kemi motiv shtesë për të qenë bashkë për ta fituar betejën.

Koordinimet e mëtejme, me faktorët relevantë, vijojnë sot, neser, me baza të rregullta.

/NOA.al