Transmetuar më 27-09-2020, 15:25

Kryeministri Edi Rama  pas takimit me strukturat e Partisë Socialiste dhe disa biznese të Vlorës, ka preferuar të pijë kafe me disa gra të moshuara.

Ai është ulur për kafe me të moshuarat vlonjate, në një lokal të zonës.

Rama duke biseduar me to, shfaqet shumë i qeshur, i qetë dhe madje i relaksuar.

Duket se gratë e moshuara të qytetit bregdetar i kanë krijuar atmosferën e duhur Ramës.

“Me gjyshet vlonjate dhe nipat e mbesat e tyre”, shkruan Rama krahas fotove.

Kryeminsitri Edi Rama pas dy mandateve në Vlorë u shpreh i sigurt se do të kandidojë në të njëjtin qark, edhe në mandatin e tretë, të paktën si deputet.

/NOA.al