Transmetuar më 27-09-2020, 16:12

Regjistrohen 106 raste të reja Covid-19 në vendin tonë, nga 832 testime.

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Kanë ndërruar jetë një 66-vjeçar dhe një 73-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar gjithsej 137 pacientë, shifër kjo që tregon se numri i të shëruarve e ka kaluar atë të infektuarve, dhe pas shumë ditësh kurba është thyer.

Në dy spitalet Covid aktualisht po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive, 5 të intubuar.

Situata epidemiologjike në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë  së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit:

Mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit, e nisim me një lajm të mirë ku 137 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)

Testime totale 85.554

Raste pozitive 13259

Raste të shëruara 7534

Raste Aktive 5348

Humbje jete 377 (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2637

Durrës 587

Shkodër 386

Elbasan 309

Lezhë 298

Fier 250

Korçë 240

Vlorë 200

Kukës 154

Berat 108

Dibër 104

Gjirokastër 75

/NOA.al