Transmetuar më 27-09-2020, 21:37

Një 32 vjeçar “transformohet” në alien.

Një i ri francez, Anthony Loffredo, ka shndërruar komplet pamjen e tij me tatuazhe, piercing dhe operacione ekstreme.

Pikërisht javen e kaluar, ai i është nënshtruar heqjes së hundës në Barcelonë.

I njohur në Instagram me pseudonimin “the_black_alien_project”, pikërisht në rrjetet sociale ka shpjeguar që është “shumë i kënaqur nga rezultati”.

Operacioni i fundit

“Falë teje tani mund të ec me koken lart, jam krenar për atë që kemi bërë bashkë”, ka shkruar 32 vjeçari, duke iu referuar kirurgut që e ka operuar.

Por ai i hundës është vetëm i fundit i operacioneve të kompletuara nga “aspiranti alien” francez.

Në të kaluarën ai ka hequr të dy veshët.

“Tani jam i lumtur” – Një tjetër vendim ekstrem ka qenë ai për të bërë tatuazh bebet e syve, një praktikë shumë e rrezikshme, siç argumentojnë shumë mjekë.

“Kuptova se nuk po jetoja jetën time siç unë dëshiroja – ka thënë Anthony – kam ndaluar gjithçka kur isha 24 vjeç dhe jam nisur për në Australi.

Tani jam i lumtur. Më pëlqen që të vendos veten në rolin e një personazhi të frikshëm”, ka deklaruar në vitin 2017 gjatë një interviste për të përditshmen Midi Libre./noa.al/