Transmetuar më 27-09-2020, 23:25

Cristiano Ronaldo vijon të jetë një "motor aktiv" në fushën e lojës.

Ylli portugez i Juventus, ka arritur që edhe sonte të shkruajë një pjesë historie në botën e futbollit.

Dy golat e shënuar mbrëmjen e sotme në ‘Stadio Olimpico’, kundër Romës, i lënë atij një vend në statistikat e golave të shënuara në top pesë ligat evropiane.

Ronaldo është lojtari i parë në top pesë ligat evropiane që shënon 450 gola në karrierën e tij.

Këtë rekord ai e regjistroi me një super-gol me kokë.

Takimi Roma-Juventus, i vlefshëm për "Serinë A" italiane, përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.