Transmetuar më 28-09-2020, 11:28

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë para Uiznës ditën e sotme, dhe më tej një përfaqësi e tyre janë futur në grevë urie.

Ata janë shprehur se në Tiranë ku protestuan pak ditë më parë, u treguan arrogantë dhe askush nuk i priti.

“Greva e urisë është zgjidhja e vetme, jemi pa bukë”, u shprehën ata.

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj deklaroi se do të futet në grevë urie i pari dhe se fillimisht 10 përfaqësues do të nisin të parët grevën e urisë.

Protestuesit pretendojnë se kanë disa muaj, deri në 20 rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë. /a.y/noa.al