Transmetuar më 28-09-2020, 11:57

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Abaz Dogën dhe tre bashkëpunëtorët e tij, duke e çuar çështjen në gjykim.

Roja i shkollës 9-vjeçare në Babrru, Abaz Doga, akuzohet se në bashkëpunim me 20-vjeçarin Klajdi Poci dhe dy të miturit F.B., dhe R.O., kanë abuzuar seksualisht me të miturën 15-vjeçare duke e kërcënuar se doi i nxirrnin fotografi intime.

Ata e kërcënonin që të kryente marrëdhënie seksuale me ta, ndërsa në të kundërt do i nxirrnin fotografi intime.

Hetimet zbuluan se ka qenë Poci ai që e ka kërcënuar me fotografi dhe video, me qëllim përfitimin e raporteve intime.

Por deklaratat e të pandehurve janë kontradiktore pasi Poci pretendon se videot i ka bërë Doga, ndërsa 65-vjeçari akuzon të riun. /a.y/noa.al

Roja i shkollës akuzohet se abuzoi me të miturën, Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dogën

“Oh zemër, zemër”, del videoja e Abaz Dogut duke u kënduar fëmijëve në shkollë