Transmetuar më 28-09-2020, 13:21
Artan Shkembi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur pezullimin nga detyra të kreut të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Pezullimi është bërë edhe nga posti tjetër që mbante, ai i drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në departamentin e Policisë Kriminale.

Prokuroria e posaçme SPAK, kërkoi pezullimin e tij, i akuzuar për nxjerrje të sekretit hetimor në këmbim të parave.

Para disa muajsh ai rezultoi “i pastër” nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, duke u konfirmuar në detyrë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e ka akuzuar Shkëmbin, si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, në periudhën e komunizmit. /a.y/noa.al