Transmetuar më 28-09-2020, 20:30

Ka përfunduar procesi i votimit për kandidatët për deputetë edhe në degën e Partisë Demokratike në Berat.

Dega e këtij qarku njofton se në votim kanë marrë pjesë 827 anëtarë ose 59.9 %, nga 1380 anëtarë që janë në total.

Pas votimit në rrethin e Beratit janë përzgjedhur 10 kandidatë që vijojnë procesin ne fazën tjetër, si më poshtë:

Afize Skëndo, Alketa Mukavelati, Arenc Berati, Denis Sahatçiu , Dritan Hazinedari, Eno Qana, Kasem Mahmutaj, Muharrem Hoxha, Namir Lapardhaja dhe Oltion Merdari.

Dega e Partisë Berat ka lënë jashtë kësaj liste ish-deputetin, Astrit Veliu.

Në përfundim të votimit në degët Poliçan – Skrapar, si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 230 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 113 anëtarë

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

Baki Biraku, Pëllum Nako, Rigert Kapllani, Zija Ismaili.

/NOA.al