Transmetuar më 28-09-2020, 20:43

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme rrethorës 18:00 në fshatin Shirokë të Suharekës.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë 2 persona kanë mbetur të lënduar.

Fatmirësisht dy të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi nga Policia

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Shirokë të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave. Fatmirësisht dy personat e përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë”.