Transmetuar më 28-09-2020, 22:36

Epidemiologia Eugena Tomini flet për masat, nëse duhet mbajtur maska pas 1 tetorit në ambjentet e brendshme, në lokale apo edhe restorante.

Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dhe restorantet prej 1 tetorit.

Por për këto subjekte ky element do t’i lihet në dorë klientit, ndërsa për personelin që servir është një detyrim ligjor.

“Mbajtja e maskës nuk është një element i domosdoshëm gjatë procesit të ngrënies, por pas mbarimit dhe konsumimit këto mjedise konsiderohen ambiente të mbyllura. Secili do të krijojë kushtet e higjienës personale, është përgjegjësi personale, por që bëhet edhe përgjegjësi kolektive”, i th Tv Klan, Eugena Tomimi.

Si mënyrën e vetme për të frenuar infektimet pas lehtësimit të këtyre masave Tomimi sheh respektimin e rreptë te pikave të protokollit.

“Vendosja e tavolinave në bar restorante do të jetë 2 metra në të gjitha drejtimet. Përballja me kurriz dhe përballë do të jetë 2 metra. Që të gjithë mjediset e mbyllura duhet të kenë ajrosje të vazhdueshme, dritaret dhe dyert duhet të jenë të hapura. Duhet të bëhet vendosja e dezinfektantëve në hyrje të subjektit”, shton epidemiologia.

Protokolli i detyron restorantet që të përdorim menu elektronike ose plastike në mënyrë që të pastrohet lehtë, si dhe vendosjen e xhamit ndarës në rastet kur pagesa bëhet në arkë. Akti Normativ lejon po ashtu përdorimin e pishinave në mjedise të mbyllura, por lë sërish të mbyllura lokalet e natës.

/NOA.al