Koronavirus së fundmi ka infektuar edhe nje skuader te Serie A Genoa.
Genoa ka pësuar një tronditje të madhe ditën e sotme.
Pas portierit Perin dhe mesfushorit Schone, te klubi i Serie A ditën e sotme kanë rezultatuar me koronavirus edhe 8 futbollistë të tjerë si dhe 4 pjesëtarë të klubit, duke e çuar në total 14 numrin e të infektuarve.
Skuadra e Genoas u përball ditën e djeshme me Napolin, në sfidën që përfundoi me rezultatin 6-0. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare.
“Klubi i genoas njofton se pas hetimeve të rasteve ditën e sotme, numri i personave të infektuar nga Covid-19 ka shkuar në 14, mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit.
Shoqëria ka nisur të gjithë procedurat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka njoftuar autoritetet për situatën. Do t’ju mbajmë të përditësuar për gjithçka”, shkruhet në komunikatën e klubit.