Transmetuar më 29-09-2020, 07:49

Partia Popullore Evropiane ka dalë me një deklaratë, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, pas diskutimeve në Asamblenë Politike të PPE.

PPE bën thirrje për zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, siç është rënë dakord mes palëve politike në “5 qershor”.

Ndryshimet e njëanëshme, theksohet në deklaratën e PPE, janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

PPE thotë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 2021 do të jenë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kohët e fundit janë shtuar shqetësimet për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Por edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve që e inicuan paktin, duket të jenë të luhatura.

Të hënën, Ambasadorja Juri Kim, duke folur per respektimin e mareveshjes se 5 qershorit, midis te tjerave e etiketoi ate si “çështje nderi”, duke nenvizuar ne menyre eksplicite dhe faktin se po pret qe “palet ta nderojne atë”.