Transmetuar më 29-09-2020, 11:50

Kryeopozitari Lulzim Basha një pikë të veçantë të planit për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ia kushtoi sistemit shëndetësor.

Ai u ndal në katër pika, mes tyre atë për rritjen e numrit të testimeve për Covid-19 me 2500 testime në ditë jemi vendi me numëin më të ulët të testimeve.

Sipas tij, vazhdojmë të mbetemi vendi me numrin më të ulët, kur 35% e testimeve rezultojnë pozitive.

Basha tha se çdo qeveri e përgjegjshme në këtë moment do të rriste numrin e testimeve ndaj tha se nuk do lodhet së përsërituri që nëse shtoheshin testimet më parë nuk do ndodheshim në këtë situatë.

“Rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulatore kundër Covidit. Çdo i sëmurë me Covid i cili nuk shtrohet në spital ka një kosto minimale prej 600 mijë lekësh të vjetra për trajtimin gjatë periudhës që është i infektuar. Në raste të ekzaminimeve të tjera të cilat nuk merren dot në sistemin shëndetësor publil siç është skaneri apo bombolat e oksigjenit shkon deri në 1 milionë lekë të vjetra,100 mijë lekë të vjetra në muaj. Asgjë që nevojitet për tu kuruar nuk rimbursohet sot nga shteti prandaj një pikë e menjëhershme i këtij plani duhet të jetë një rimbursim i plotë i të gjithë shpenzimeve të infektuarve dhe familjarëve të tyre për kurimin nga Covid”, u shpreh Basha.

Pika e tretë tha ai, ka të bëjë me sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.

Në vijim tha se pajisjet mbrojtëse nuk mjaftojnë as për spitalet Covid dhe se rritja e kapaciteteve spitalore është domosdoshmëri akute, ndërkohë që “Shefqet Ndroqi” është afër kapacitetit të plote gjithë të sëmurët e sëmundjeve respiratore janë transferuar në QSUT.

“Është bërë një spital i tretë Covid fantazmë i cili deri tani ka vetëm mure të lyera por nuk e kemi parë të vihet në funksion as të bëhet gati për atë që mund të jetë një valë e tretë e një infeksioni çështje javësh jo muajsh”, deklaroi Lulzim Basha. /a.y/noa.al

Humbja e punës nga Covid-19, Basha: Çek për 6 muaj me radhë/ Biznesi që i premton 1000 euro

Pandemia, Basha prezanton 5 pikat për rimëkëmbjen: Janë bërë faje!

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët për planin e rimëkëmbjes nga epidemia COVID-19

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët për planin e rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 29 septembre 2020