Transmetuar më 29-09-2020, 12:06

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ndan një mesazh në ditën e fundit të aplikimeve për prokuror në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Me anë të një mesazhi në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se është koha për veprim.

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i BKH. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë”, shkruan ambasadorja e SHBA. /a.y/noa.al