Transmetuar më 29-09-2020, 12:23

Tre persona të akuzuar për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, drogë dhe vjedhje, duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre, e cila dyshohet se është vendosur me të ardhura të krijuar nga aktiviteti kriminal.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë për tre persona.

Tre të dyshuarit, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al