Transmetuar më 29-09-2020, 14:30

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi kreun e opozitës Lulzim Basha si shalqin me provë.

Ai thotë se shqiptarët nuk kanë çfarë të presin më dhe se “Rama nuk është shalqin me provë, por kungull që si hyri doli”.

Sipas tij, faktet janë se në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime.

Salianji thotë se shëndetësia është në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varfëria ekstreme në çdo cep të vendit.

“Këto janë faktet! Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar. Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit. Shqiptarët duan ndryshim!”, shkroi Salianji në reagimin e tij. /a.y/noa.al

Planet e rimëkëmbjes, Rama për Bashën: Është shalqin me provë! Si Sudja dhe Vehbiu