Transmetuar më 29-09-2020, 14:57
Armand Duka, Edi Rama

“Gjuha e forcës, bojkotit dhe shantazhit me mua nuk funksionon!” Kështu tha Kryeministri Edi Rama lidhur me situatën e bojkotit të futbollit.

Kreu i qeverisë deklaroi se futbollistët nuk paguhen në minimum jetik por se marrin mijëra euro.

“Nuk mund të themi që s’keni taksa për 10 vite kur edhe Messi dhe Cristiano përfundojnë në gjykata për taksat. Patjetër një tolerim dhe një TVSH 6% për investimet në sport. Mund të shihet taksa për infrastrukturën sportive, patjetër që ne jemi gati. Historia e këtij futbolli me pronarë që duan të shkarkojnë nëpër klube paratë që i detyrohen shtetit, nuk kalon. As historia me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë që mund të luajnë topash me qeverinë”, u shpreh Rama.

Ai tha prerazi se në sa vite ka shtet shqiptar për futbollin nuk është bërë, sa këto vite, por se çdo gjë ka limit.

Sipas tij, mbase e kanë më rehat që të bëjnë bojkot sepse i japin futbollistëve një minimum real.

Rama tha se, futbolli është industri dhe nëse mendojnë se futbolli do të ndahet me ngastra ku hidhet top e pritet top, mund ta bëjnë, por jo me të dhe qeverinë. /a.y/noa.al

🔎 EKONOMIA NË FOKUS• Rindërtimi dhe impakti në ekonomi

Publiée par Edi Rama sur Mardi 29 septembre 2020