Transmetuar më 29-09-2020, 15:45

Liga e Futbollit paralajmëron protestë në datën 10 tetor. Me pretendimin se nuk ka asnjë reagim për plotësimin e kërkesave, duket se përpjekja e radhëve për t’i materializuar është pikërisht protesta.

Vendimi për të protestuar vjen vetëm pak orë pasi pati edhe një reagim nga ana e Kryeministrit Rama.

"LPF është e vendosur për vazhdimin e bojkotit dhe përshkallëzimin e protestave, duke projektuar protestën masive të futbollistëve më datë 10 tetor 2020. Për këtë do të ngrihet një grup pune për organizimin e saj dhe sensibilizimin e opinionit publik", thuhet në vendim.

Më herët, Kryeministri tha:

“Nuk mund të themi që s’keni taksa për 10 vite kur edhe Messi dhe Cristiano përfundojnë në gjykata për taksat. Patjetër një tolerim dhe një TVSH 6% për investimet në sport. Mund të shihet taksa për infrastrukturën sportive, patjetër që ne jemi gati.

Historia e këtij futbolli me pronarë që duan të shkarkojnë nëpër klube paratë që i detyrohen shtetit, nuk kalon. As historia me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë që mund të luajnë topash me qeverinë”. /k.k/noa.al/