Transmetuar më 29-09-2020, 16:40

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 127 persona nga 820 tamponë të kryer. Kështu ka shkuar në 13.518 numri i të infektuarve deri sot.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të prekur me koronavirus duke e çuar në 374 numrin e të vdekurve që nga marsi.

Në dy spitalet Covid ndodhen aktualisht 190 persona të shtruar ndër të cilët 16 nën terapi intensive. Nga këta të fundit, 5 persona janë të intubuar, me frymëmarrje artificiale.

Gjatë 24 orëve të djeshme u shëruan 103 persona.

RAPORTI I PLOTË

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 103 të shëruar, 127 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Mirela Cami Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki : 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos. Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7732 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020) Testime totale 87198 Raste pozitive 13518 Raste të shëruara 7732 Raste Aktive 5402 Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2). Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2658 Durrës 594 Shkodër 395 Elbasan 309 Lezhë 308 Korçë 255 Fier 243 Vlorë 197 Kukës 150 Berat 111 Dibër 107 Gjirokastër 75

Raporti i sotëm për koronavirusin DETAJET: bit.ly/Coronavirusi

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mardi 29 septembre 2020