Transmetuar më 29-09-2020, 16:44

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e 24 orëve të fundit përsa i përket Covid 19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, të cilët ishin të shtruar në spitalet e Infektivit, të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 127 raste të reja, me Covid, nga 820 testime.

Janë shëruar 103 qytetarë në 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve ka kaluar sërish numrin e të shëruarve, teksa në dy ditët e fundit pati një thyerje të kurbës.

Sakaq, 190 është numri i të shtruarve me  Covid, prej të cilëve 19 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Situata epidemiologjike në 24 orët e fundit:  

Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)

Testime totale                   87198

Raste pozitive                    13518

Raste të shëruara             7732

Raste Aktive                        5402

Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2658

Durrës                  594

Shkodër               395

Elbasan                 309

Lezhë                    308

Korçë                    255

Fier                        243

Vlorë                     197

Kukës                     150

Berat                     111

Dibër                     107

Gjirokastër         75

/NOA.al