Transmetuar më 29-09-2020, 17:28

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e KQZ-së së re ka nisur pasditen e sotme seancat dëgjimore me 53 kandidatët e kualifikuar.

KQZ-ja e re do të ketë 3 nivele dhe 12 anëtarë. Seancat dëgjimore do të zhvillohen sot dhe nesër.

Kanë folur secili me radhë  anëtarët e komisionit, Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni nga socialistët, opozita parlamentare nga Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku dhe i mandatuari i opozitës jashtëparlamentare pranë Komisionit, Oerd Bylykbashi, të cilët janë caktuar për zgjedhjen dhe vlerësimin e anëtarëve të KQZ.

53 kandidatët në garë

Admir Drago KOMISIONER + rregullator + KAS

Agim Paskali rregullator + KAS

Agron Haxhimihali KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

Agron Sulshabanaj KAS

Arben Xhiku KOMISIONER + rregullator

Arben Isaraj KAS

Ardjan Myslimaj KOMISIONER + rregullator

Arens Çela rregullator + KAS

Behar Zeneli rregullator

Besnik Maho KAS

Bledar Skënderi KOMISIONER

Drita Avdyli KOMISIONER + rregullator

Dritan Çaka KOMISIONER + rregullator + KAS

Elona Bano rregullator

Elvin Lako KOMISIONER + rregullator + KAS

Elvis Çefa nënkomisioner + rregullator + KAS

Emiliano Braho rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

Esmir Rringaj KAS

Fatmir Tafaj KAS

Farie Osmani KAS

Florian Beqiraj rregullator + KAS

Gentian Rumano KAS

Haki Mustafa KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

Halil Hyseni KOMISIONER

Helga Vukaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Hysen Osmanaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Ilirjan Rusmaili KOMISIONER + KAS

Ilirjan Celibashi KOMISIONER

Ilirjana Nano rregullator

Irena Nino KAS

Irsa Ruçi KOMISIONER + rregullator

Ismail Tafani KOMISIONER + nënkomisioner

Iva Nathanaili rregullator+ KAS

Kamerion Salillari rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

Klement Zguri rregullator

Koli Bele KOMISIONER + KAS

Kristaq Kume rregullator

Laureta Bregasi rregullator + KAS

Lealba Pelinku KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Ledio Braho KAS

Lefterie Luzi Lleshi KOMISIONER + rregullator + KAS

Leonard Gremshi rregullator + KAS

Lindita Tako rregullator + KAS

Mimoza Canaj KAS

Muharrem Çakaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Odeta Berberi rregullator

Odeta Seferaj KAS

Petrit Çano KAS

Redinela Beqiraj KAS

Sali Shehu KOMISIONER

Sokol Bana KOMISIONER + KAS

Spiro Maliqi rregullator + KAS

Theodhor Sollaku rregullator + KAS

Sakaq, nga lista, ish deputeti i PS-së, Arben Isaraj prezantoi sot arsyen pse vendosi të aplikojë për anëtar të KAS-it, Komisioni i Ankesave e Sanksioneve.

Në seancën dëgjimore për kandidatët për organet drejtuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Isaraj, i cili ka qenë më parë edhe zv.ministër Drejtësie, tha se në eksperiencën e tij 32 vjeçare si jurist në pozicionet që ka mbajtur nuk ka pasur asnjë masë apo vërejtje.

Sipas tij, “ndëshkimi i atyre që manipulojnë zgjedhjet duhet të jetë i pakompromis”.

“Ajo që është me rëndësi jam jurist në profesion, pedagog në shkollën e magjistraturës, me këtë rast ne njerëzit jemi si librat e të gjithë na gjykojnë nga koperatina por këtu s’duhet të ndodhë kjo. Eksperienca ime në lidhje me zbatimin e ligjit, lidhet me karrierën 32 vjecare, jam ndesh jo vetëm me ligjbërjen kur flasim për hartimin e miratimin në Kuvend, në këtë botë njeriu është i lirë ta zgjedhë skllavërinë e tij, unë kam qenë skllavi i ligjit e s’ka ndodhur kurrë të marr qoftë një vërejtje ankesë apo masë në pozicionet e detyrat.

"Jam i bindur që rol të rëndësishëm për zgjedhje të suksesshme ka konsolidimi i shtetit të së drejtës, ndëshkimi i atyre që manipulojnë zgjedhjet duhet të jetë i pakompromis", tha ai.

"Sot ne jetojmë në teatrin e jetës ku dhe debati për menaxhimin e zgjedhjeve nuk bën përjashtim, e nëse në këtë teatër do qëndrojmë spektatorë do paguajmë për veten, fëmijët e të ardhmen e vendit ndaj gjykova se është koha për të mos qëndruar më si spektator por të jem anëtar i KAS“- tha Isarai.

/NOA.al