Transmetuar më 29-09-2020, 18:37

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të vogël në perëndim të Australisë.

Në një fermë ka lindur një qengj i rrallë me pesë këmbë.

Ky fenomen aspak i zakontë ka ndodhur në fshatin Kojonup.

Fermeri Marshall Bowey ka folur edhe për mediat në lidhje me këtë rast.

“Ne ishim duke pritur lindjen e qengjave, kur pamë se njëri prej tyre ishte me pesë këmbë. Nuk kam asnjë ide se çfarë e shkakton një gjë të tillë, nuk jam hasur asnjëherë me një gjë të tillë më parë”, tha Bowey.

Më tej Bowey tha se qengji ka lindur në një peshë normale dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. /k.k/noa.al/