Transmetuar më 29-09-2020, 19:16

Esmeralda Shkjau, ish-deputetja socialiste e Durrësit, e cila pas largimit nga politika, jeton me familjen në Dubai, ka ndarë sot një mesazh ngushëllimi, pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të ish-Emirit të Kuvajtit, Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah

"Ngushëllime Familjes dhe Popullit të Kuvajtit për Humbjen e Lartmadhërisë së Tij Shejh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah".

"Shpirti i tij qoftë në Xhenetin Firdeus, Amin!"

"Shqipëria dhe shqiptarët kane humbur një mik të çmuar", – shkroi ish-deputetja.

"Të Allahut ( xh.sh) jemi dhe tek Ai do të kthehemi!", mbylli mesazhin e ngushëllimit Esmeralda Shkjau.

Mesazh ngushëllimi në drejtim të  Kuvajtit dhe familjes së tij dërgoi edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi./NOA.al