Transmetuar më 29-09-2020, 21:13

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se një shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij në qelinë e burgut të Bologna.

Mësohet se shqiptari, 40-vjeçar, ishte arrestuar pasi u kap duke grabitur banesën e një zyrtari publik.

Ai ishte në pritje të gjyqit dhe një ditë para se te kryente vetëvrasjen, ai kishte kërkuar që të fliste me familjarët në telefon.

Identiteti i tij nuk bëhet ende i qartë.