Transmetuar më 29-09-2020, 22:12

Pavarësisht se nga data 1 tetor do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve apo restoranteve, muzika duket se do të jetë sërish e ndaluar pas orës 20:00.

Epidemiologu pranë ISHP-së, Artan Simaku shprehet se kjo nuk është e mundur akoma me situatën që jemi pasi rrit më shumë shanset e infektimit.

“Nuk parashikohet ndonjë ndikim i madh. Janë hartuar protokolle të posaçme për këto subjekte.

Janë të pajisur të gjitha subjektet. Nëse respektohen, atëherë do të kemi raste të ulëta.

Është një lehtësim i bizneseve që kanë qenë të mbyllura prej kohësh. Ne nuk infektohemi nga veshët por kjo ka ardhur si pasojë se në këto lokale rritet shumë numri i personave dhe kontaktet e afërta nga kërcimi.

Jo prej muzikës por sepse rritet numri i kontakteve. Tani për tani kjo nuk është e mundur në këtë fazë” – tha epidemiologu në një intervistë për Report Tv.