Transmetuar më 30-09-2020, 20:44

Ndodh që momentet e paharrueshme të mos shkojnë ashtu si duhet.

Propozimi romantik i një burri mori një kthesë të papritur kur ai ra nga varka sepse humbi kontrollin.

Videoja gazmore e postuar në “Tik Tok”, tregon burrin që ngjitet në pjesën e pasme të një varke për t’i propozuar të fejuarës së tij, e ulur në një varkë tjetër.

Ai afron varkat, nxjerr unazën dhe thotë fjalët magjike.

Por kur e dashura e afron për ta puthur, varka lëviz, e dashura rrëzohet dhe i gjuan me këmbë burrit që qëndronte në këmbë për propozimin.

Ai ra në det dhe momenti perfekt u prish.

Videoja shkaktoi shumë të qeshura në rrjetet sociale.

Më poshtë pamjet: