Transmetuar më 01-10-2020, 09:29

Mendimet lidhen drejtpërdrejt me ndjenjat dhe veprimet. Këto tre elementë bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe ndikojnë tek njëri-tjetri. Të mësosh që të mendosh siç duhet dhe ndryshimi i mendimeve negative në pozitive, ndihmon që të jetojmë më mirë dhe të kemi më shumë sukses dhe më shumë kënaqësi personale.

Për të ndryshuar mendimet negative në pozitive, së pari duhet të ndalojmë së menduari dhe analizuari. Mendimet negative janë shpesh joreale dhe jo të dobishme për ne.

Shndërrimi i tyre në mendime pozitive mund të ndryshojë ndikimin negativ që ato kanë në shëndetin tonë.

Kur keni një mendim negativ, kryeni këtë ushtrim të thjeshtë: mendoni saktësisht të kundërtën. Ndërsa mund të duket e thjeshtë, apo edhe absurde, ky ushtrim na ndihmon të mendojmë më pozitivisht.

Disa shembuj:

Mendimi negativ: E njëjta gjë më ndodh gjithmonë, unë kurrë nuk i bëj gjërat siç duhet, jam humbës.

Mendimi pozitiv: Kur përpiqem dhe bëj gjërat që propozoj drejt, jam i suksesshëm.

Mendimi negativ: Jam shumë budalla. Pse jam kështu?

Mendimi pozitiv: Bërja e gabimeve është normale, por mund të marrim mësime dhe të përmirësohemi prej tyre.

Mendimi Negativ: Unë kurrë nuk do të kem sukses, nuk mund ta përballojë këtë situatë.

Mendimi pozitiv: Unë e di se çfarë duhet të bëj.

Praktikimi i këtij lloj mendimi është thelbësor për të lehtësuar shqetësimet dhe ndikimet negative që frenojnë dhe kufizojnë mundësitë reale të secilit person. /a.y/noa.al