Transmetuar më 01-10-2020, 18:29

Një efektiv policie në Kosovë, i prekur më parë me koronavirus, ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Mehdi Januzajn, që prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, Mihane Hoxha, përfaqësuese e një organizate.

“Lajm i hidhur!  Ndahet nga jeta Rreshter Mehdi Januzaj, i cili ishte polici i parë në Kosovë i prekur me COVID-19, e të cilin e mundi pas disa javësh. Kurse, për fat të keq nuk i mbijetoi semundjes se kancerit”, shkruan ajo. /k.k/noa.al/