Transmetuar më 01-10-2020, 20:38
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:19 në rrugën "28 Nëntori" në Podujevë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe njësitë përkatëse policore për trajtim të mëtejshëm të rastit.