Transmetuar më 02-10-2020, 09:41

Mbledhja e përbashkët qeverive, Kryeministri i Kosovës niset me kabinetin me autobus drejt Tiranës.

Në orën 11.00 të paradites së sotme pritet që të nisë mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ndarë një fotografi ku bashkë me kabinetin qeveritar janë nisur me autobus drejt Tiranës.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Bashkë”, shkruan Hoti. /a.y/noa.al

Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë mblidhen sot në Tiranë/ Axhenda