Transmetuar më 02-10-2020, 11:18

Kryeministri Edi Rama priti rreth orës 11.10 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, homologun e tij të Kosovës Avdullah Hotin, bashkë me kabinetin e tij qeveritar, për të nisur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Pas ceremonisë së rastit dhe himneve të dy vendeve, nisi dhe mbledhja e gjashtë e përbashkët.

Në mbledhjen e sotme pritet të nënshkruhen 14 marrëveshje me rëndësi për dy vendet, mes tyre.

Ndërkohë në orën 13.00 dy kryeministrat do të dalin në konferencë.

14 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid 19 /a.y/noa.al