Burri ‘dashurohet’ me vajzën e mitur në dijeni të gruas, pas abuzimit prangoset çifti shqiptar
Transmetuar më 02-10-2020, 16:18

Një ngjarje e rëndë rapotohet se ka ndodhur në Drenas të Kosovës, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një burrë i martuar, në dijeni të gruas së tij. Kjo e fundit është arrestuar bashkë me abuzuesin, nën akuzë për moskallëzim krimi.

Sipas “Express”, partnerja e abuzuesit kishte qenë në dijeni të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ajo nuk e kishte treguar ngjarjen, para denoncimit nga të afërm të tjerë të vajzës.

Dy të dyshuarit thuhet se ishin në një lidhje dashurie, dhe viktima, ishte një e afërme e gruas.

Pas Denoncimit çifti është arrestuar me urdhër të prokurorit, ndërsa ndodhen në paraburgim.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për Express. kanë thënë se është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

“Lidhur me këtë rast, krejt çka mund të themi është se prokurori i Departamentit për të Mitur në Prishtinë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar”, – tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

/NOA.al